Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në raport me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e taksës së solidaritetit të miratuar nga Qeveria e kaluar dhe detyrimin e shtetit që tani të kthejë paratë te kompanitë, deklaroi:

„Nuk ka ditë prej kur jemi zgjedhur si Qeveri dhe të mos përballemi me ndonjë befasi të pakëndshme. Nuk ka ditë. Nëse në fillim ishin mesatarisht 8 deri në 10 çdo ditë, tani ky numër është zvogëluar në 1 deri në 2 befasi të pakëndshme që duhet ti zgjidhim. Paralajmëruam dhe atëherë, por ajo që më shqetëson më shumë, jo nga ata që ishin më parë Qeveri, nga ata nuk prisja më shumë, por që kishin mbështetje nga disa institucione financiare ndërkombëtare që ta bënin këtë. Kjo më shqetëson më shumë.“

Tani kush do ta kthejë këtë? Ja, ti pyes, sepse atëherë ishim opozitë dhe në takimet me përfaqësuesit e këtyre institucioneve financiare ndërkombëtare, unë i kam parë në sy dhe u kam thënë se një ditë dikush do ta kthejë këtë shkatërrim. Ja, erdhi dita kur ju duhet ta ktheni. Ata do të marrin valixhet, do të shkojnë atje prej ku kanë ardhur, ju do të duhet ta ktheni. Dhe tani, në vend që të kemi 50 milionë të reja për diçka tjetër, nuk ka rëndësi, ne do të duhet të kthejmë kapriçot e dikujt që ka bërë gabim.
Çdo gjë që keni thënë është ashtu. Ata kanë të drejtë të kërkojnë kamatën e vonesës, kanë të drejtë për gjithçka, nuk është kjo diçka që është e çuditshme ose diçka që nuk është e vërtetë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar, unë nuk do ta komentoj, duhet respektuar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar. Tani do ta pyesja opozitën, cilët janë ata gjyqtarët kushtetues që ka naviguar Mickoski? A nuk thoshin kështu disa nga partitë opozitare, se gjyqtarët kushtetues kanë punuar me urdhër të Mickoskit? Tani po punojnë sërish me urdhër të Mickoskit? Le të dalin tani para qytetarëve dhe opinionit dhe le të thonë se kush do t’i kthejë këto 50 milionë. A do t’i kthejmë nga Soravia? A do t’i kthejmë nga Rolls Rojs? A do t’i kthejmë menjëherë nga kompanitë e çastit për qymyr? Le të dalin tani dhe t’u thonë qytetarëve.

Por ajo që diskutova dje me ministren e Financave është se do të bëjmë një mapim të atyre kompanive. Ne do t’u qasemi të gjithëve individualisht, një nga një dhe do të gjejmë një zgjidhje. Ashtu siç gjejmë një zgjidhje për çdo gjë tjetër, do të gjejmë një zgjidhje edhe për këtë. Jam i sigurt se në fund të ditës do të gjejmë një zgjidhje për këtë dhe së bashku do ta kalojmë këtë problem, si dhe qindra të tjera që i kemi tejkaluar muajt e fundit”.

Gjithashtu Kryeministri Mickoski tha se është duke u shqyrtuar mundësia t’u kërkohet përgjegjësi atyre që e kanë vendosur këtë taksë.