Kylian Mbappé, Erling Haaland dhe Vinicius Jr kanë parë fanellat e tyre të shiten vetëm disa ditë pas ndeshjeve – por sa kushtojnë ato?

Një gazetar vizitoi vendin ku kanë përfunduar fanellat e përdorura nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé – dhe mbeti i mahnitur nga ajo që pau.

Çdo ditë gjatë ndeshjeve, lojtarët hyjnë në fushë për të luftuar për tre pikët e rëndësishme. Përgatitjet për 90 minutat e ndeshjes përfshijnë ushqimin, gjumin, taktikat, analizat dhe personalizimin e fanellave të lojtarëve të rinj – por çfarë ndodh me fanellat pas përfundimit të ndeshjes?

Shumica e lojtarëve ndërron fanellën në pushimin e pjesëve, që do të thotë se ata zakonisht veshin dy fanella për ndeshje. Merrni si shembull Cristiano Ronaldon.

Ronaldo, 40 vjeç, ka luajtur 1,261 ndeshje profesionale (në momentin e shkrimit të këtij artikulli) me Sporting CP, Manchester United, Real Madrid, Juventus, Al Nassr dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Në thelb, ai mund të ketë veshur rreth 2,500 fanella. Por ku kanë përfunduar ato, si kanë arritur atje dhe sa vlejnë?

Shumë prej tyre kanë përfunduar në një nga pesë zyrat e MatchWornShirt në botë, dhe SPORTbible vizitoi selinë e tyre në Amsterdam për të zbuluar më shumë mbi këtë proces.

Si funksionon tregu i fanellave të përdorura nga lojtarët?

Kompania MatchWornShirt – e themeluar nga vëllezërit Bob dhe Tijmen Zonderwijk – është një nga liderët e industrisë dhe bashkëpunon me mbi 300 klube, përfshirë Chelsea, Tottenham dhe PSV Eindhoven.

Ata nisën këtë biznes pasi në vitin 2015 dëshironin t’i dhuronin babait të tyre një fanellë të Davy Klaassen, idhullit të tij tek Ajax. Nga ky moment, ideja u bë realitet.

Sot, teksa shikoni ndeshjet e Champions League dhe Premier League, mund të ofertoni për fanellat e lojtarëve që janë ende në fushë. Ankandet nisin nga 0 funte dhe mund të arrijnë deri në 50,000 funte.

Cila është fanella më e shtrenjtë e shitur?

Siç mund ta imagjinoni, dy lojtarë dominojnë listën: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi ka gjashtë fanella në dhjetë shitjet më të shtrenjta, ndërsa Ronaldo ka dy.

Top 10 fanellat më të shtrenjta të shitura:

Lionel Messi – €55,019 (£49,446)

Lionel Messi – €50,517 (£44,598)

Cristiano Ronaldo – €45,012 (£39,148)

Lionel Messi – €43,623 (£38,689)

Cristiano Ronaldo – €43,206 (£36,942)

Lionel Messi – €42,786 (£36,786)

Cole Palmer – €41,127 (£34,411)

Lionel Messi – €37,405 (£33,372)

Lionel Messi – €35,869 (£31,738)

Kylian Mbappé – €35,748 (£31,000)

Fanella e fundit e Ronaldos me Manchester United nga humbja 3-1 kundër Aston Villa në nëntor 2023 u shit për £39,148, pasi ishte fanella e tij e fundit për klubin para largimit të tij të bujshëm.

Çfarë ndodh nëse një lojtar e hedh fanellën në tribunë?

Nëse një lojtar e hedh fanellën te tifozët, atëherë ankandi anulohet për atë fanellë. Megjithatë, shumica e lojtarëve kanë më shumë se një fanellë për ndeshje, kështu që MatchWornShirt gjithmonë siguron një të përdorur nga ndeshja.

Si vërtetohen origjinaliteti i fanellave?

Kompania përdor teknologjinë ‘Fabricks’, çipa që vendosen në fanella dhe mund të lexohen me një smartphone për të marrë një certifikatë dixhitale të vërtetësisë.

Në vitin 2024, PSV Eindhoven u bë klubi i parë që përdor teknologjinë Fabricks në fanellat e tij, dhe pritet që klube si PSG, Roma dhe Club Brugge të ndjekin të njëjtin shembull.

Pra, herën tjetër që shihni një lojtar duke shënuar, ndoshta mund të blini fanellën e tij në MatchWornShirt!