Lëkundjet sizmike të vazhdueshme në ishujt e Greqisë, po shqetësojnë shumë Turqinë.
Inxhinieret e Gjeofizikës në Turqi, janë ndarë në dy grupe, ku disa prej tyre mendojnë se do të ketë një tërmet më të fuqishëm dhe disa të tjerë janë të mendimit se do të krijohet një vullkan i ri.
“Ka pasur një aktivitet sizmik të pazakontë javën e fundit. Kjo e ka ndarë komunitetin gjeofizik në dysh. A do të formohet një vullkan i ri si rezultat i këtyre aktiviteteve apo do të ketë një tërmet shumë më të madh? Ne i kemi këto dy pritshmëri shumë të rëndësishme. Të gjithë do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këto 92 vatra sizmike. Ajo që ne na shqetëson është se nga 1200 tërmete, 48 prej tyre janë më të mëdhenj se 4 ballë” tha një inxhinier i Gjeofizikës.