Pas barazimit 1:1 ndaj Interit javën e kaluar, Milani është kthyer te fitorja në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Serie A.
Milani të shtunën në mbrëmje në udhëtim e mposhti Empolin me rezultatin 2:0.
“Kuqezinjtë” nga minuta e 55-të ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Fikayo Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Dhjetë minuta më pas, edhe te skuadra e Empolit, Luca Marianucci, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Për 1:0 shënoi Rafael Leao në minutën e 68-të.
Santiago Gimenez në minutën e 76-të e shënoi golin përfundimtar për 2:0.
Për Gimenezin ishte goli i parë i realizuar në fanellën e Milanit.
Tek Empoli mungoi Ardian Ismajli për shkak të lëndimit.
Milani ka 38 pikë kurse Empoli ka 21 pikë.