Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, votuan në qendrën e votimin në një shkollë fillore në Prishtinë.

Krasniqi ftoi të gjithë qytetarët të votojnë, por teksa foli për fushatën zgjedhore që partia e tij ka bërë, u shpreh se “edhe sot vota duhet të përcjellë të njëjtin pozitivitet”, duke iu drejtuar kështu mbështetësve të tij.

“Sot është një ditë e mirë, një ditë e madhe, e rëndësishme për vendin dhe demokracinë e Kosovës. Sapo votuam, me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, besoj se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga çdo qytetar që ka të drejtë vote. Jam besimplotë, se ashtu sikurse kemi pasur fushatë pozitive, edhe vota do ta thotë të njëjtën”, tha Krasniqi.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër është Bedri Hamza, i cili pak më herët, teksa votoi në në Mitrovicën e Jugut, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume