Deri më tani pas orës 15:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 27.10 për qind e votuesve të regjistruar, apo 534 mijë e 210 votues.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Gjithashtu, KQZ-ja ka publikuar linkun ku në vazhdimësi do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim.