Gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi i cili ndodhet në Prishtinë për të vëzhguar procesin zjedhor thotë se qytetarët e anketuar presin ndryshimin në Kosovë dhe Albin Kurti nuk do të arrijë të grumbullojë 500 mijë vota siç ka kërkuar.
Exit Pollet orëve të fundit thonë se asnjë parti politike nuk do të mund të formojë qeverinë e vetme, por do të nvaren nga koaliconet e mundshme.
Nga ana tjetër zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, tha para mediave se deri në orën 15:00, dalja e qytetarëve në votime është 28.32%.
“Procesi po vazhdon pa probleme. Deri në ora 15;00 kanë votuar 558,246 qytetarë, apo 28.32%”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se në vitin 2021, deri në ora 15:00 kishin votuar 32% e votuesve, apo 567,934 votues.
Për më tepër ndiqeni materialin e përgaditur nga Gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi nga Prishtina.