Skuadra e Filadelfia Eagles për herë të dytë në histori fitoi titullin e kampionit në Ligën profesionali të futbollit amerikan, një ndër ngjarjet më të rëndësishme sportive në SHBA që tërheq miliona shikues.
Mbrëmë në SuperBoul që u mbajt në Nju Orleans shënoi fitore kundër Kansas City Chiefs me rezultatin 40:22.
“Kuoterbeku” i Filadelfia Eagles, Xhejlen Hurts, u shpall MVP I ndeshjes.
Ngjarja jo vetëm që nxori në pah më të mirën që NFL-ja ka ofruar këtë sezon, por dhe shumë yje të Hollivudit.
Ndeshjen në stadiumin “Superdome” drejtpërsëdrejti e ndoqi edhe Presidenti amerikan Donal Trump, I cili bëhet presidenti I parë që merr pjesë në ngjarjen më të rëndësishme sportive në SHBA.
Në gjysmëlojën e ndeshjes apo në “Half time shou” u prezantua raperi amerikan Kendrick Lamar, I cili në ndarjen e 67-të të çmimeve fitoi “Grammy” për këngën më të mirë të vitit. Mysafire e tij ishte kantautorja e bluzit Solana Imani Rouv.
Vlerësohet se SuperBoul tërhoqi më shumë se 120 milion shikues, kurse reklamat prej 30 sekondave kushtonin 8 milion dollarë.