Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.

E tani kancelari gjerman Olaf Scholz, është zotuar të përgjigjet nëse SHBA vendos tarifa të reja, transmeton Telegrafi.

Scholz tha se Bashkimi Evropian po pret njoftim zyrtar për çdo tarifë të re, por paralajmëroi se një veprim i tillë do të përballej me hakmarrje.

“Aktualisht, duke qenë se asgjë nuk është ende zyrtare, mund të themi vetëm me shumë kujdes, por qartësi të madhe, kushdo që vendos tarifa duhet të presë kundërtarifa”, tha ai.

Ky nuk është vendi i vetëm që ka premtuar kundërtafira ndaj urdhrave ekzekutiv të Trumpit, pasi njëjtë ishin zotuar edhe Kanadaja e Meksika.