Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë komisionet për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për çështje ekonomike, për punë dhe politikë energjetike dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të mbajnë dy mbledhje, në njërën do të ketë Debat publik me temë “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare”, ndërsa në tjetrën Propozim plani i Aksionit për avancim të baraspeshës mes grave dhe burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025 – 2027 dhe Propozimi për themelim të grupit të punës për ndjekje të zbatimit të Planit të Aksionit për avancim të baraspeshës mes grave dhe burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025 – 2027.

Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike i cili do të diskutojë rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, pikë e cila është në rend dite edhe të Komisionit ligjvënës-juridik.