Zeqirija Ibrahimi tha se, kanë ndryshuar mendësinë e shqiptarëve që siç thotë, fakti që në pushtet ishte vetëm një parti, shqiptarëve ua kishte bllokuar mënyrën e të menduarit duke besuar se ata duhet të udhëhiqen vetëm nga një parti politike.

“Ne kemi bërë një sukses duke e ndryshuar mendësinë e shqiptarëve se e kemi dhënë shembullin se ka mundësi të ketë alternativë. Ju mund të imagjinoni se brezi i lindur në fund të viteve të 90-ta ose në fillim të vitit 2000, i kishte bërë dy dekada jetë dhe gjithnjë ishte në pushtet vetëm një parti dhe kjo  e kishte bllokuar mënyrën e të menduarit të shqiptarit tonë i cili gjykonte se, shqiptarët duhet të udhëhiqen vetëm nga një parti dhe kjo na kthente në kohët e monizmit. Kjo në mënyrë të pavetëdijshme u ka ndikuar të rinjve që mos të arrijnë të mendojnë me alternativë”, tha Ibrahimi.