Sivjet në këtë 11 Shkurt bëhen plot 12 vite nga ikja e tij fizike por shpirti dhe idetë e tij kurrë s’kanë qenë më të gjalla se sot.
Përvjetorët e tij na i përkujtojnë plagët e stuhitë, sfidat dhe sukseset, ëndrrat dhe idealet, vizionin dhe misionin, dëshirat dhe arritjet, qëllimet dhe mundimet, përpjekjet dhe progresin.
E kujtojmë sot njeriun e pathyeshëm i cili instrument për të goditur kishte vetëm LAPSIN ndërkaq mendimet e tij vizionare i artikuloi në FLETORE.
Me një aftësi të jashtëzakonshme për të depërtuar në zemër të historisë, duke e orientuar atë drejt kahut të duhur, sot Fadil Sulejmani nuk mund të kujtohet vetëm si Rektor.
Ai kujtohet si një personazh i rëndësishëm që i erdhi historisë, në një kapërcyell të brishtë ngjarjesh, për të mbetur përgjithmonë aty me ne, në çdo stinë sepse Ai është historia jonë e ne jena të pashkëputshëm nga ai.
Në vargun e madh të figurave të ndritura një vend të rëndësishëm ndër ata që ju kushtua çështjes kombtare ishte edhe Fadil Sulejmani, me anë të këtij shkrimi po kërkoj të shkruaj një faqe të rëndësishme të historisë tonë që pasardhësit tanë kur ta lexojnë të falenderojnë me mburrje këtë misionar vizionar.
Ikja e tij ndoshta është pa kthim por figurën e tij e mbajmë të ngrirë në çdo stinë dhe nuk ka largim që mund të fshijë atë që ai ka lënë pas.
Ndoshta nuk e shohim më, por ai është gjithmonë aty, si një shenjë që kalon përmes kohës dhe përtej hapsirës duke qenë me ne çdokund e çdoherë.
Kur njeriu largohet nga jeta që nga ai moment fillon gara me kohën dhe të rrallë janë ata që e fitojnë betejën me kohën- Fadil Sulejmani u jetësua nga vepra e tij ndërkaq shtatorja do të qëndroj si monument i gjallë për të na përkujtuar se pavdekësia ekziston.
Fadil Sulejmani ishte dhe do të mbetet, figura e panjollë dhe më i ndrituri shqiptar që aq shumë e deshi dijen, universitetin dhe kombin.
Lavdi!
Prof. Dr. Vullnet Ameti