Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me vranësira mesatare. Pasdite dhe kah fundi i ditës, kryesisht në viset malore në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të dëborës.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 8 gradë.

Në Shkup, moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, derisa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.