“Mirëdita edhe nga unë. Nuk kam çfarë të shtoj mbi atë që thanë kryetari i komunës, nënkryetari i qeverisë dhe ministër pi transportit.

Dua t’i uroj qytetarët e Kavadarit, të uroj kryetarin e komunës, këshilltarët, deputetët që vijnë nga Kavadari, të cilët me punën e tyre të përbashkët dhe të palodhshme i përgatitën projektet dhe më pas aplikojnë. Natyrisht, si rezultat i këtyre aplikimeve, janë edhe këto projekte të cilat i realizojmë.

Ne si Qeveri do të vazhdojmë të ndihmojmë komunat përmes ministrive, sepse ky është qëllimi ynë, të ndërtohet, të flasim më pak dhe të punojmë më shumë. Të ndërtojmë diçka që është e rëndësishme për qytetarët.

Dhe ja, sot jemi dëshmitarë të një kanalizimi të ri, një rruge të re, një asfalti të ri, më parë edhe të një ujësjellësi, si dhe të lidhjeve për banorët e këtij vendbanimi.

Kështu që, edhe një herë, nuk kam çfarë të shtoj mbi atë që thanë kryetari i komunës, nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit, përveçse t’i uroj qytetarët e Kavadarit dhe banorët e këtij vendbanimi. Ju uroj që me fat dhe sukses të përdorni ujësjellësin dhe kanalizimin, por edhe të kenë kushte dinjitoze për jetë kur të vijnë këtu.