KUFIZIMI I MARZHEVE PËR 10 PËRQIND NGA QEVERIA

Kufizimi i marzhëve në tregtinë me pakicë dhe shumicë me 10 për qind nga parlajmëron qeveria, por I menjëhershëm ka qenë reagimi i Odës së tregëtarëve të cilët kanë kërkuar urgjentisht të gjendet një zgjidhje e përbashkët, ngase me këtë vendim sipas tyre tregëtarët do të vihen në një situate të rënd madje do të vihet në pikëpyete mbijetesa e kompanive të tyre.

“Me këtë lloj diferencë, ne nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë, në të njëjtën kohë, ne do të duhet të marrim vendime kufizuese, të tilla si pushimi i punonjësve tanë, operacionet e ristrukturimit dhe mbyllja e dyqaneve.”

Sipas Odës, ky vendim vë në pikëpyetje mbijetesën e 86 kompanive tregtare, me 790 dyqane dhe 4.700 punonjës. Ata theksojnë se çmimet nuk i rrisin asnjëherë vetë, por ndryshimi ndodh për shkak të ndryshimeve të çmimeve të prodhuesve apo furnitorëve dhe pikërisht për këtë tregjet janë nën presion të vazhdueshëm për të pranuar listat e reja të çmimeve.

Sipas Qeverisë, kufizimi i marzhit do të jetë për të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme, por duhet të plotësohet me produkte higjienike si detergjentë dhe ushqim për fëmijë dhe produkte të tjera joushqimore për të cilat është vërejtur një marzh shumë e lartë dhe që janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Vendimi për kufizimin e marzhit është marrë në bazë të një raporti të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili tregon se shitësit me pakicë janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzh për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind për produktet e higjienës personale.

Senzibilizimi I qeverisë për të ndërmar masa për uljen e cmim eve të podikteve bazë vjen pas reagimeve të shumta të qytetarëve dhe bojkotit që ata I bën marketeve në vend. /tvklan.mk/