Kryetari i komunës së Bogovinës, në Daily Clcik në TV21 tha se komuna që ai drejton ka “zero borxhe”, që siç thotë, në vitin 2021 kishte borxh mbi 1 milion euro. Emshiu tha se kjo është arritur përmes grumbullimit të tatimeve, që siç bëri të ditur, një pjesë e qytetarëve i paguajnë ndërsa një pjesë tjetër, në një çfarë forme, i detyrojnë ta bëjnë pagesën.
-Komuna si të gjitha komunat e tjera ka qenë me borxhe, mirëpo unë nuk kam dalur në mjete të informimit të tregoj se komuna ka borxhe, ata borxhe i kam pranuar dhe për momentin mund të jetë komuna me 0 borxhe.
-Zero borxhe ka komuna e Bogovinës?
-Zero borxh komuna e Bogovinës, nuk ka asnjë borxh!
–Me sa ishte më 2021-shin?
-Më 2021-shin ka qenë mbi 1 milion. Tash për tash komuna pastër nuk ka asnjë borxh! Arritëm nëpërmjet grumbullimit të tatimeve me qytetarët, nuk ka ndonjë mekanizëm të veçantë, mirëpo, qytetarët e shohin se punohet, një pjesë vijnë vetë i bëjnë pagesat e tatimeve, një pjesë tjetër, të them të drejtën edhe kam një mekanizëm të shërbimit, i detyrojmë qytetarët që ta bëjnë pagesën.
-Si i detyroni?
-Psh. ka borxhe dhe shërbimin për ndonjë leje apo çfarë ka, e detyrojmë t’i pastroje borxhet dhe mandej t’ia kryejmë shërbimin.
-Dhe në këtë formë keni arritur të realizoni grumbullimin?
-Realizimi i tatimit në Bogovinë është mbi 90%.