FILIPÇE: MASAT DO TË KONTRIBUOJNË NË LEHTËSIMIN E JETËS SË QYTETARËVE

Partia opozitare LSDM do të propozojë një pako prej shtatë masash që sipas kësaj partie, do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve, kështu njoftoi kreu i ikëas partie Venko Filipçe.

“Masa e parë është ulja e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind. Kështu, për shembull, për një faturë prej 3.000 denarë, ulja do të jetë rreth 400 denarë. Ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë dhe kjo masë, e kombinuar me politika shtesë për ngrirjen e marzheve dhe çmimeve, mund të mundësojë uljen e çmimeve të disa produkteve ushqimore deri në 30 për qind.Ngrirja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë për tre muajt e ardhshëm. Fiksimi i marzheve në produktet ushqimore bazë për të eliminuar rrezikun e manipulimit. Kërkojmë zbatimin e menjëhershëm të Ligjit për praktika të padrejta tregtare, ulje të çmimit të kartonit të gjelbërt për vetura dhe rritje të pagave në sektorin privat me ngrirjen e kontributeve – tha Filipçe.

Filipçe thotë se grupi i masave do të kontribuojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, do të stabilizojë sistemin dhe do t’ua lehtësojë qytetarëve përballjen me sfidat e përditshme.

“Ne kemi bërë analiza dhe kemi parë se një pjesë e marketeve kanë rritur çmimet një pjesë për 10% vlersojmë se nuk do të ketë asnjë efekt të cilin qytetarët e bashkëndjejnë dhe për atë vlersojmë se duhet të ketë paket masash edhe në pjesën e ngrirjes së marzhës dhe të intervenimit edhe në pjesën e vendosjes së referencave ashtu siç kemi bërër ne edhe në pjesën e faturave të rrymës kështu që, qartë dhe drejt qytetarët të ndjejnë një lloj lehtësimi. Kështu goditje financiare qytetarët nuk kanë përjetuar fitet e fundit, a nuk është aq e keqe situata financiare në vend, inflacioni nuk është aq i lartë ashtu siç ne kur u përballëm me situatën e krizave, tash ka sistem stabil dhe qeveria mundet nëse don” – tha Filipçe.

Sipas tij, me masat e propozuara nga LSDM shuma e kontributeve do të mbetet në nivelin aktual të pagave, ndërsa të gjitha rritjet e mbetura, që mund të jenë nga 3.000 deri në 15.000 denarë, do të shkojnë për punëtorët, ndërsa punëdhënësit nuk do të paguajnë kontribute në atë shumë. /tvklan.mk/