Milani u mposht në ndeshjen e parë të Play-Off në Ligën e Kampionëve nga Fejnord me një rezultat minimal, ndërsa një tjetër skuadër italiane, Atalanta, pësoi disfatë në transfertë. Bajerni hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke fituar 1-2 ndaj Selltikut.

Një gol i ardhur nga një vendosje jo e mirë e Maignan i kushtoi shumë Milanit, i cili u mposht në ndeshjen e parë të Play-Off në Ligën e Kampionëve nga Feyenoord. Në Rotterdam, vendësit shpërthyen në festë pas golit të Paixaos, i cili realizoi që në minutën e 3-të me një goditje të bukur me të djathtën. Nëse gardiani francez i kuqezinjve do të tregonte më shumë kujdes, goli mund të shmangej.

Në përgjithësi, skuadra e Conceicaos ishte më kërkuese, por shpërdoroi disa raste të mira shënimi. Një tjetër skuadër italiane që u mposht ishte Atalanta e Berat Gjimshitit, që pësoi humbje në transfertë ndaj Club Brugge. Jutgla dhe Nilson ishin shënuesit për belgët, ndërsa Pasalic realizoi për bergamaskët.

Bajerni hodhi një hap drejt kualifikimit në 1/16 e Ligës së Kampionëve, pasi doli me kokën lart nga Glasgow. Olise shënoi në pjesën e parë dhe Kane në të dytën për rekordmenët e Gjermanisë, ndërsa vendësit rihapën llogaritë me golin e Maedës 11 minuta para fundit, por më tej nuk pati zhvillime të tjera. Pavlidis ishte heroi i Benficës në duelin me Monacon që u zhvillua në Francë. Sulmuesi grek shënoi golin e vetëm të sfidës, duke lënë gjithçka të hapur për përballjen e kthimit.