Në vitin 2002, ajo u kurorëzua “Miss Kosova”, duke e vendosur emrin e saj në skenën publike.

Drenusha ka qenë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, ku përfshirja e saj ka tërhequr vëmendje mediatike.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përball me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, një ngjarje që u diskutua gjerësisht në media.

Pas daljes nga programi, Drenusha ka reaguar në rrjetet sociale, duke ndarë përvojat dhe mendimet e saj me ndjekësit. Nuk ka folur se e ka gjetur dashurinë, ama sot për Shën Valentin Instagrami i saj ka një mbishkrim plotë zemra.