Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar gjetje të reja mbi mungesën “alarmante” të ndërgjegjësimit për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe kancerit në të gjithë Evropën.

Ata u bënë thirrje prodhuesve të pijeve alkoolike që të shfaqin paralajmërime për këtë rrezik në produktet e tyre, të ngjashme me ato që gjenden tashmë në paketat e cigareve.
Një deklaratë nga Zyra Evropiane e OBSH-së paralajmëron se alkooli shkakton 800,000 vdekje në të gjithë Evropën çdo vit, por se vetëm një pjesë e popullsisë është e vetëdijshme për rrezikun.
“Pavarësisht se kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në Bashkimin Evropian, ndërgjegjësimi për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit mbetet jashtëzakonisht i ulët”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.
OBSH ka paralajmëruar vazhdimisht se alkooli shkakton kancer dhe se kjo duhet të thuhet qartë në produkte. Aktualisht, vetëm tre nga 27 vendet e BE-së, Franca, Lituania dhe Gjermania, kanë një lloj etikete paralajmëruese për mundësinë që konsumimi i alkoolit të shkaktojë kancer.
Irlanda planifikon të prezantojë paralajmërime të tilla nga maji 2026.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume