Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump, Kash Patel, e ka marrë konfirmimin nga Senati amerikan për të qenë drejtor i ardhshëm i FBI.

Rezultati ishte i ngushtë, ku për Patel në krye të FBI ishin 51 senatorë, ndërsa 49 ishin kundër, përfshirë dy republikane, Susan Collins dhe Lisa Murkowski, shkruan BBC

Patel ka qenë një zgjedhje e diskutueshme për të udhëhequr agjencinë më të lartë të zbatimit të ligjit në ShBA, ku kritikët vazhdimisht kanë thënë se ai është i pakualifikuar dhe se dëshiron ta përdorë pozitën e tij për t’i ndëshkuar kritikët e Trumpit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume