Plakja e popullsisë është e theksuar në shumë shtete të BE-së, përfshirë Greqinë, Italinë Portugalinë dhe Sllovakinë, ndërsa Malta dhe Gjermania kanë pasur ulje të moshës mesatare.

Në veçanti sipas Eurostat, Italia ka popullsinë më të vjetër në Evropë, me një moshë mesatare prej 48.7 vjeç, që është katër vite më shumë se në vitet 2014-2024.

Krahasuar me mesataren e BE-së prej 44.7 vjeç, kjo tregon një rritje të plakjes së popullsisë. Përkundrazi, Irlanda ka popullsinë më të re, me një moshë mesatare prej 39.4 vjeç.