Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë nesër Turqinë për të diskutuar takimin e tij të fundit me delegacionin amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë, si dhe kontributin që Ankaraja mund të japë në këtë proces, tha sot një zyrtar i paidentifikuar i Ministrisë së Jashtme turke.

Turqia, një anëtare e NATO-s që priti bisedimet e para midis Rusisë dhe Ukrainës menjëherë pas fillimit të luftës në vitin 2022, është e gatshme të marrë sërish një rol të tillë në periudhën e ardhshme, tha burimi.

Vizita e Lavrov përkon me përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume