Sot në ora 11:00, partia opozitare LSDM do t’i dorëzojë në Qeveri kryeministrit Hristijan Mickoski dokumente që, sipas tyre, vërtetojnë korrupsionin e pretenduar të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit, Izet Mexhiti.
“LSDM ndjen përgjegjësi të reagojë menjëherë pasi kryeministri Mickoski bëri thirrje publike që t’i dorëzohen prova për dyshimet mbi korrupsionin dhe parregullsitë në punën e tij”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare.
Para dorëzimit të dokumenteve, zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, do të japë një deklaratë për mediat.
Kryeministri Mickoski, një ditë më parë, ftoi publikisht të gjithë ata që kanë prova për ndonjë aktivitet të paligjshëm të Mexhitit që t’ia dorëzojnë atij, në mënyrë që të përcillen tek organet kompetente për veprim të mëtejshëm.