Ish-ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari vlerëson se shkarkimi i kryeprokurorit publik Ljupço Kocevski, lejohet në rast se ka pasur shkelje të rënda diciplinore si përhapje të informacioneve të klasifikuara dhe mos përpunimi lëndëve të cilët mund të bëhen me qëllim, e asesi sipas tij, nuk lejohet përshkak të inateve politike.
“Është hera e tretë që ndodh shkarkimi i prokurorëve është bërë disi praktikë sepse edhe në të kaluarën kemi pasur shkarkimë të këtilla. Ligji lejon shkarkimin mirëpo nëse janë evidentuar shkelje të rënda diciplinore, nëse ka përhapje të informacioneve të klasifikuara, ose mos puna me lëndë dhe veprime të ngjajshme të qëllimshme. Prokuroria publik zgjidhet dhe shkarkohet nga kuvendi, ndaj në këto shkarkime duhet faktuar dhe këto dëshmi, unë dëgjova se ministria e Drejtësisë paska përgaditur një raport dhe të shohim nesër se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Kocevskit”, tha Jashari.
Për të mos ardh deri në situata të tilla, Jashari thotë që duhet rregulluar me një ligj të posaçëm.
“Në këtë drejtim Ministria e Drejtësisë duhet të inicojë procedure për ndryshime dhe kushtet qoftë në aspekrtin material, që të dihet saktësisht”, shtoi ish ministri Jashari.
Jashari njoftoi se shkarkimi I anëtarëve të Këshillit gjyqësor nddh për here të pare në RMV-vë të anëtarëve të cilët zgjidhen në Kuvend. Megjithatë, jashari bënë të ditur se edhe nëse kalon interpelanca në kuvend anëtarët e Këshillit gjyqësor nuk do të thotë se shkarkohen, por duhet të vazhdojnë procedurat e tjera.