Pas verifikimit të fakteve Policia financiare ka ngritur kallëzim penal për fshehje të tatimit ndaj 1 personi dhe 4 kompanive. Si pasoj e kësaj vepre sipas Policisë Fianciare është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë prej 260 mijë eurosh.
Policia Financiare nëpërmjet një njoftimi për media ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Fidan Bibajt në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, përveç Biabajt I cili është pronar dhe drejtues i disa kompanive në vend, kallëzim penal është dorëzuar edhe kundër katër kompanive, për shkak të fshehjes së tatimit në periudhën kohore prej vitit 2013 deri në vitin 2023.
“Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2023, ka kryer një sërë veprimesh të ngjashme antiligjore me qëllim të zvogëlimit të bazës së tatimit për përllogaritje dhe pagesë të tatimit të fitimit, me të cilat veprime ka kryer vepër penale Fshehje tatimi”, njoftojnë nga Policia Financiare.
Sipas Policisë Financiare me veprimet e pronarit të komapnive ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim penal është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë prej 260 mijë eurosh.
“Me veprimet, i paraqituri i parë B.F. me qëllim që ta zvogëlojë obligimin tatimor për caktimin e tatimit të fitimit me qëllim që të shmang pagesën e tatimit, në emër, për llogari dhe në dobi të personave të paraqitur juridik, në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2023, nuk ka paraqitur, nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim të fitimit sipas procedurës tatimore prej 10% në vlerë të përgjithshme 16 milionë denarë, për të cilën vlerë është dëmtuar Buxheti”, thuhet kështu në njoftimin e Policisë Financiare.