Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, në Kuvend ka deklaruar se lojërat e fatit nuk janë mbyllur por se janë shtuar edhe më shumë.
“Sot u konfirmua e vërteta që e tham ne me kohë, se interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojrat online janë shtuar edhe më shumë dhe tanimë kanë dalë nga kontrolli. U dëshmua se zgjidhja e vetme ka qenë ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe se çdo veprim tjetër i tyre ka qenë vetëm për të mbrojtur disa kompani të afërta me pushtetin”, ka deklaruar deputetja Dauti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume