Laert Vasili ka kërkuar mbrëmë (e hënë) që të darkojë me banoren e re të atij formati, Olën.

Ai ka kërkuar për një darkë pasi Ola që në hyrje ka shprehur një lloj pëlqimi për të.

Por, kjo bëri bujë të madhe dhe u komentua tejet shumë nga konkurrentët e tjerë, duke i cilësuar falsë.

Gjatë bisedës, aktori tha se nuk e di pse u bë e gjithë kjo, kur ne vetëm po hamë një darkë e po flasim.

Ata kanë biseduar për shumë gjëra, madje duke u rikthyer në pas edhe në fëmijëri.

Darka e tyre ka qenë e qetë dhe ka përfunduar me një puthje në ballë që Laerti i dhuroi Olës.

Për të tjerët e gjithë kjo nuk ishte reale pasi Laerti më parë shprehu një pëlqim edhe për Valbonën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume