Volodymyr Zelenskyy planifikon të udhëtojë në Uashington të premten për t’u takuar me Donald Trump, raporton Sky News duke cituar një burim nga qeveria ukrainase.

Burimi i ka bërë të ditur mediumit se data për takimin ballë për ballë është propozuar nga pala amerikane.

Kjo vjen pas raportimit se Ukraina kishte rënë dakord për kushtet me ShBA-në mbi një marrëveshje të rëndësishme për mineralet.

Marrëveshja përcakton kushtet për krijimin e një fondi të ri për të investuar në mineralet e Ukrainës, materialet e rralla tokësore dhe burime të tjera natyrore të vlefshme.