Mickoski: Pres që të zgjedhet prokurori, i cili do të jetë mbrojtës i drejtësisë, e jo i qeverisë së LSDM dhge BDI-së

Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se pret që të zgjedhet prokurori publik, i cili do të jetë mbrojtës i drejtësisë, e jo, siç tha “mbrojtës i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”. Gjatë vizitës në Negotinë, kryeministri është pyetur se pse nuk është i kënaqur nga prokurori Lupço Kocevski dhe si i komenton akuzat e LSDM-së se gjyqësori po partizohet.
“Ajo që LSDM-ja e mbron Kocevskin dhe BDI-ja është shkaku kryesor, kushti kryeor, ne të punojmë në kundërshtim me të. Kjo do të thotë se kemi sistem tërësisht të penguar, të partizuar, që ka për qëllim të jetë mbrojtësi i fundit, mburoja e fundit që para më shumë se tetë muaj shkoi në histori në skenën politike të RMV-së, e ajo është qeveria LSDM – BDI, edhe pse ato së bashku janë të majtë, funsionojnë shumë mirë dhe në mënyrë shumë efikase në opozitë dhe mendoj se edhe një kohë të gjatë kështu do të vazhdojnë të funksionojnë si koalicion”, u përgjigj Mickoski.
Ai pret që i gjithë procesi të përfundojë “shpejt dhe në mënyrë efikase”.
“Por vetëm pse ata thonë se Kocevski nuk duhet ndryshuar, ne duhet të punojmë në drejtim të kundërt. Le të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta ndryshuar atë, sepse e dimë se çfarë mendojnë qytetarët për sistemin e drejtësisë nën stafetën e këtij koalicioni – LSDM dhe BDI në të kaluarën. Besimi është dy, tre për qind. Pra, pres që ky proces të përfundojë shpejt dhe me efikasitet dhe të zgjidhet një prokuror që do të jetë mbrojtës i drejtësisë, e jo mbrojtës i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”, tha Mickoski.