Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, reagoi në mbështetje të presidentit të SHBA, Donald Trump, pas përplasjes së këtij të fundit me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Orban theksoi se “njerëzit e fortë bëjnë paqen” ndërsa falënderoi Trumpin për qëndrimin e tij.

“Njerëzit e fortë bëjnë paqen, njerëzit e dobët bëjnë luftën. Sot, presidenti Donald Trump
qëndroi me guxim për paqen, edhe sikur të ishte e vështirë për shumë të tjerë ta pranonin. Faleminderit, zoti President!” – shkroi Orban.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume