Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse reagon ashpër pas përplasjes Trump-Zelensky: Është mrekulli se si Trump nuk e goditi këtë të poshtër

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka reaguar pas përplasjeve të Trump me Zelenskyn nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Ky është reagimi i dytë nga zyrtarët e Kremlinit pasi Kirill Dimitriev, i dërguari i posaçëm i Putin për marrëdhënie ndërkombëtare e përshkroi përplasjen si “historike”.
“Është një mrekulli sesi Trump dhe Vance u përmbajtën dhe nuk e goditën me këtë të poshtër”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse në Telegram.
Ndërkohë, Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, i cili ka një histori të deklaratave ekstreme, shkroi: “Derri i pafytyrë më në fund mori një shuplakë në Zyrën Ovale. Dhe Donald Trump ka të drejtë: regjimi i Kievit po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, postoi ai në X.