Po vazhdon të komentohet edhe sot përplasja e presidentit amerikan, Donald Trump, zëvendësit të tij, JD Vance me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, duket se debati eskaloi në minutat e fundit të takimi. Megjithatë, një atmosferë ndryshe duket të ketë qenë para kësaj, transmeton Nacionale.

Qysh në fillim, derisa palët po merrnin pyetje nga gazetarët, një prej tyre i tha Zelenskyt pse nuk veshi kostum në një zyrë kaq të rëndësishme.

Pyetjet dhe përgjigjet ishin si vijon:

Gazetari: Pse nuk vishni një kostum, jeni në nivelin më të lartë në këtë shtet dhe refuzoni të vishni një kostum. Vetëm dua të shoh, a keni një kostum?

Zelensky: Kemi probleme.

Gazetari: Shumë amerikanë kanë probleme me juve që nuk po e respektoni këtë zyrë.

Zelensky: Do të vesh një kostum pasi të përfundojë kjo luftë. Po, ndoshta diçka si kjo e jotja, ndoshta diçka më të mirë, se di, do të shohim, ndoshta diçka më të lirë. Faleminderit.

Disa minuta më vonë, Trump do t’i dilte në përkrahje Zelenskyt, duke i thënë se është vëshur shumë bukur, derisa është parë edhe duke “i rrahur krahun”.

“Mendoj se e kam obligim që të mundohem dhe të bëj diçka që t’i ndalojmë vdekjet. Dhe më pëlqen se si je veshur…mendoj se ai është djalë shumë i mirë, përndryshe. Nuk e di nëse ju pëlqeni njëri-tjetrin, por e di çfarë, mendoj se ai (Zelensky) është veshur shumë bukur”