Ohër, 280 aksidente me 5 viktima në vitin 2024! Autostrada Ohër-Kërçovë nën vëzhgim, masa të reja për sigurinë

Në vitin 2024 në rajonin e Ohrit kanë ndodhur 280 aksidente trafiku, nga të cilat me 5 persona kanë humbur jetën.
Shumica e këtyre ndeshjeve kanë ndodhur në autostradën e cila është në ndërtim e sipër prej vitesh, Ohër-Kërçovë. Pas këtyre shifrave policia e Ohrit ka vendosur të marr masa edhe në këtë autostradë.
“Për fat të keq është rritur numri i viktimave, që dmth policët intensivisht duhet të jenë në të gjitha ata rrugë ku ka numër më të madh aksidentesh, veçanërisht në autostradën e cila është në ndërtim Ohër-Kërçovë”, tha Stefan Dimovski.
Meqë kjo autostradë njihet si një nga më famëkeqe e trafikut, policia tani po qëndron nëpër pika të ndryshme dhe po bëjnë matjen e shpejtësisë së lejuar me qëllim evitimit të fatkeqësive tjera.
“Kjo do të thotë se policët në periudha të ndryshme në këto pjesë të rrugës janë të pranishëm dhe po marrin masa në bazë të kontrollit si shpejtësia, drejtimi automjetit me alkool, përdorimi i celularëve, vozitja e motoçikletave dhe aty ku shihen shkelje po merren masat adekuate”, deklaroi Dimovski.
Nga fillimi vitit deri më tani janë marrë rreth 30 masa preventive. Kujtojmë se në vitin 2023 ka pasur më shumë aksidente në trafik, rreth 300 të regjistruara, me dy viktima. Në vitin 2024 ka pasur më pak aksidente, por ka pasur më shumë viktima.