Numri i vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishte 9.562, ndërsa numri më i madh, 2.149, ishte në grupin e dytë të profesioneve ekspertë dhe shkencëtarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“Më pas renditen grupet e punëtorëve në veprimtari shërbimi dhe shitje me 2.074 vende të lira pune, Profesionet elementare 1.638, Profesionet për punë joindustriale në prodhim 1.028, operatorët dhe montuesit e makinerive dhe impianteve 851, Teknikët dhe profesionet përkatëse 1.06 anëtarë. Po ashtu 44 vende të lira janë regjistruar në grupin e anëtarëve të organeve legjislative dhe ekzekutive, zyrtarëve shtetërorë, nëpunësve të lartë civilë, diplomatëve dhe drejtorëve, si dhe 19 në grupin e punonjësve profesionistë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti.

Siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shkalla e vendeve të lira të punës ishte 1.93 për qind.

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.47 për qind është në sektorin e Akomodimit dhe Aktiviteteve të Shërbimit Ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Administratës Publike dhe Mbrojtjes, sigurimet shoqërore të detyrueshme, që kapin masën 0.13 për qind.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume