Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar mesditën e sotme nga uniformat blu në Lezhë.

Në pranga ka rënë Jetmir Llanaj, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Llanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka precedent të mëparshëm penal, për veprën vrasje.

Ai ka qenë në burg për shkak se mori hak për vrasjen e djalit të tij 9 vjeç, Indrit Llanaj.

Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.

Po kështu, Llanaj dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve.

Ngjarja e 5 korrikut 2012

Përplasja e ndodhur më 5 qershor të këtij viti ndërmjet familjeve Shkreta dhe Llanaj, ku mbeti i vrarë Indrit Llani do të niste dhe hasmërinë ndërmjet dy fiseve.

Jetmir Llanaj humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos kur mesditën e 5 qershorit djaloshi së bashku me të vëllanë, kushërirën, nënën e tij dhe xhaxhanë po udhëtonin me makinë.

Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzohen se i kanë dalë para makinës dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët, ndërsa më 19 korrik plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.

Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar.

Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.

Jetmiri ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume