Bujar Osmani nga BDI deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje parlamentare, por edhe pa rikthimin e Balancerit, Badenterit dhe garancisë së Ligjit për Gjuhët.

“Nuk mund të ketë zgjedhje në një situatë ku shqiptarët degradohen në këtë nivel. Do të krijohet një krizë e thellë politike. Shqiptarët nuk do të lejojnë që dita të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Kjo është një detyrim moral, kombëtar dhe njerëzor ndaj atyre që kanë dhënë jetën për këtë gjuhë. Dhe tani të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur?” – tha Osmani për “Daily Click” në TV21.

Ai theksoi se pa rikthimin e Balancerit, Badenterit, legjitimitetit dhe pa garancinë për gjuhën, nuk mund të ketë politikë si zakonisht.