Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Hungari është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Mickoski thotë se në takim mes tjerash kanë folur edhe për perspektiven europiane të vendit.

“Në kuadër të Samitit, u takova me kryeministrin Viktor Orban, gjatë takimit diskutuam çështje kyçe me interes të përbashkët, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimet, energjinë, infrastrukturën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume