Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar saksione ndaj Rusisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump u shpreh se po konsideron sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë ndaj Rusisë, përcjell Klankosova.tv.

Bazuar në faktin se Rusia po “godet” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione, sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe marrëveshja përfundimtare për paqe”

“Për Rusinë dhe Ukrainën, ejani në tavolinë tani, para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar tutje Donald Trump.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume