Reperi i njohur Capital T dhe modelja Adrola Dushi po vazhdojnë të tërheqin vëmendjen me postimet e tyre në rrjetet sociale, duke nxitur gjithnjë e më shumë spekulime mbi marrëdhënien e tyre.
Prej kohësh, dyshja ndodhet jashtë vendit duke shijuar pushimet, dhe imazhet atraktive që ndajnë me ndjekësit po bëhen temë diskutimi mes fansave.
Publikimet e tyre të ngjashme kanë ngjallur dyshime të reja, ndërsa së fundmi ishte Adrola ajo që vendosi “vulën” në këto spekulime.
View this post on Instagram
Modelja shpërndau dy fotografi identike me ato të Capos, duke i bërë ndjekësit të besojnë se dyshja po kalon një periudhë të lumtur së bashku.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, postimet e tyre vazhdojnë të mbajnë fansat në pritje të një deklarate zyrtare.
Foto: Adrola Dushi/Instagram
Ndërkohë, dyshja kanë ngacmuar edhe njëri-tjetrin me komente, pasi ka qenë reperi i hitit “Karma”, ai i cili i ka komentuar Adrolës: “Pse po kopjon”, duke përforcuar kështu aludimet se janë bashkë me pushime.
A janë ata një çift? Apo bëhet fjalë vetëm për një miqësi të ngushtë? Pavarësisht gjithçkaje, një gjë është e sigurt – Capital T dhe Adrola Dushi po shijojnë momentet e tyre më të mira, kudo që ndodhen.