Ilire Dauti nga ASH u ka dërguar një mesazh shumicës parlamentare që të mos luajnë me intelegjencën e qytetarëve.

“Sot në ora 11:00 është thirur Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe rini. Presim që mos luani me inteligjencën e qytetarëve, lidhur me Ligjin për “Branietellat”, sepse:

E para: E dinë deputetët që kërkojnë të shtohet kjo pikë, që nuk mundet të shtohet sepse afati sipas Rregullores moti ka kaluar edhe atë prej kur kanë kaluar 24 orët e para (shih fotografinë e parë) prej kur Afrim Gashi më kishte ngarkuar mua në atë kohë si Kryetare e Komisionit që ta shqyrtojmë Ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë të R. së Maqedonisë së Veriut (shih fotografinë e dytë). Ndryshe nga atëherë Kryesuesja e Komisionit sot, është e ngarkuar vetëm për Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, por jo edhe për branitellat (shih fotografinë e tretë).

E dyta: E din edhe deputetja nga rradhët e Vlenit që edhe po të doje ta shtoje si pikë nuk mundet, për arsyet që paraqita më lartë. Pra nuk mundet ta bëjnë edhe njëherë siç e bënë kur Afrim Gashi me gjithë deputetët e Vlenit bënë që ajo pikë të kaloje në seancë plenare duke i hapur rrugën që i njëjti të vinte te Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, që une atë kohë drejtoja.

Tjetrën që mundoheni të shfaqni, e shoh si reflektim nga ana e juaj, e që mua personalisht nuk më prish punë, përkundrazi ngjani aq sa mundeni…

Por jo për atë që veç është bërë, por për Propozim Ligjin për Ushtarët e UÇK-së që e keni paralajmëruar, bindni parnerët e Kualicionit që ta kalojmë bashkë në Kuvend.

Argumentimin e keni gati: Maqedonia e Veriut ka vetëm një buxhet që na takon të gjithëve njëjtë dhe barabartë” – shkruan Ilire Dauti.