Mickoski: Se çfarë partnere e NATO-s është Bullgaria, flet shumë vendimi për të mos investuar në Korridorin 8

Kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa Bullgaria t’i përmbushë obligimet e saj për respektimin e të drejtave të pakicave. Çështja e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka marrë sërish hov këto ditë, ndërsa ndaj deklaratave të kryeministrit Mickoski ka reaguar edhe MPJ bullgare.
Për këtë temë Mickoski foli edhe në daljen e mbrëmshme në “Samo Intervju” në TV Kanal 5, ku i pyetur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se çfarë nëse Uashingtoni kërkon të votohen për amendamentet kushtetuese, tha se nuk do të ndodhë.
“Nuk do t’i votoj ata, kjo nuk do të ndodhë. Unë nuk do t’i votoj derisa edhe Bullgaria të përmbushë detyrimet që ka marrë, respektimin e të drejtave të të gjitha pakicave. Dhe ato të drejta janë të përfshira në vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, tha kryeministri.
Sa i përket asaj se a mund të presim ndonjë ndryshim me qeverinë e re politike në Bullgari lidhur me kontestin, Mickoski iu referua takimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski dhe kolegut të tij bullgar Georg Georgiev në Mynih, duke thënë se nuk i ka lëvizur gjërat dhe se “nuk kemi hasur në mirëkuptim por në bllokadë”.
Si shembull, ai përmendi vendimin e qeverisë bullgare të kryeministrit Rosen Zheljazkov për shtyrjen e modernizimit të seksioneve Sofje-Pernik dhe Pernik-Radomir, të cilat janë pjesë e Korridorit 8, për të cilin aktualisht janë duke u negociuar ndërmjet Shkupit dhe Sofjes për ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhës nga ky korridor nga pala maqedonase dhe bullgare.
“Çfarë partner i NATO-s është fqinji ynë lindor, vendimi i sotëm për të mos investuar në Korridorin 8, i cili është i dyti më i rëndësishëm për Aleancën dhe që ata e nënshkruan në samitin në Uashington korrikun e kaluar, flet shumë. Qeveria e tyre ka marrë vendim që të mos investohet në modernizimin e Korridorit 8. Nëse sot e marrin një vendim të tillë për Korridorin 8, që është dashur të jetë formalitet dhe për të cilin na kanë fajësuar, atëherë imagjinoni se çfarë na pret më pas”, tha Mickoski.
Duke folur për rrugën drejt BE-së dhe në kontekstin e bashkësponsorizimit të fundit të deklaratës së SHBA-së në OKB për Ukrainën, Mickoski tha se “afërsia dhe distanca jonë me BE-në” nuk varet nga fakti nëse kemi qenë bashkë-sponsorizues të kësaj apo asaj rezolute, por ekskluzivisht nga çështjet dypalëshe, të cilat, siç tha, Bashkimi Evropian fatkeqësisht i lejoi të ndodhin.
“Derisa të tregosh karakter dhe vlera në të cilat beson, nuk do të vlerësohesh. Ti e di atë historinë e kërmillit, nëse mendon se jarga do te te çojë ne maje, e ke gabim, te pakten une nuk mendoj kështu. Unë jam mbrojtës i tezës se është më mirë e vështirë sesa e turpshme. Dhe këto janë parimet dhe vlerat në të cilat unë besoj… Nuk e di nëse e kam gabim, nuk e di nëse do t’ia dal, legjitimitetin e kam marrë nga qytetarët para 9 muajsh, dolën dhe votuan gjysmë milioni njerëz. Nuk kam ndërmend të puth stilolapsa, të buzëqesh derisa më fyejn, poshtërojnë dhe nënçmojnë. Atë që mendoj dhe argumentet e mia që i kam, nuk them se janë më të sakta, por kam fituar besimin e qytetarëve për të paraqitur ato argumente që mbrojnë interesat e këtij vendi, të të gjithë qytetarëve”, tha Mickoski.
Sipas tij, ne si popull i vogël duhet të qëndrojmë gjithmonë tek partnerët tanë më të mëdhenj strategjikë.
“Duhet të bëjmë një politikë të zgjuar. Ka shumë shtete anëtare të BE-së, por edhe kandidatë që kanë bashkëpunuar me vende nga Lindja, pra kanë përparuar në kuadër të anëtarësimit në BE, fatkeqësisht nuk kemi përparuar. Pasi ke standard të dyfishtë dhe përjashtim, bëhet praktikë”, tha kryeministri.
Ai i cilësoi si hipokrite kritikat dhe shqetësimet e opozitës për marrëdhëniet tona me BE-në për shkak të partneritetit strategjik me SHBA-në.
“Opozita gjithmonë do të ketë dilemë çfarëdo që të bëjmë dhe nuk pres që opozita të dalë me mbështetje për hapat e ndërmarrë nga VMRO-DPMNE dhe hapat e qeverisë . Shqetësimet e tyre janë të bazuara në hipokrizi sepse nëse ju kujtohet deri dje kur deputetët po zhdukeshin, thoshin se zemra e tyre ishte në Bruksel dhe shpirti në Uashington, në emër të prezantimit se SHBA-ja është partneri ynë strategjik më i rëndësishëm”, tha kryeministri.
Ndryshe, modernizimi, gjegjësisht rindërtimi i një pjese të hekurudhës bullgare në kuadër të Korridorit 8 ishte pjesë e bisedimeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me qëllim të arritjes së marrëveshjes për intensifikimin e punimeve për lidhjen hekurudhore Shkup-Sofje. Kështu deklaroi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në shkurt të këtij viti, i cili shtoi se krahas kësaj pike, kolegët bullgarë kanë biseduar edhe për ndërtimin e tunelit të përbashkët që duhet të lidhë dy vendet, si dhe për obligimin që duhet të marrë Sofja për ndërtimin e hekurudhës nga Gjuesheva deri në kufirin me shtetin, gjatësia e së cilës do të jetë rreth katër kilometra.
Në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga viti 2017, u angazhua që deri në vitin 2027 të ndërtohet linja hekurudhore Shkup-Sofje.