MPB ka njoftuar se me datë 13.03.2025 në ora 12:10, një 33 vjeçar nga një fshat i Tetovës, në NJP Zherovjan ka raportuar se përmes një rrjeti social është mashtruar nga një person për shumën prej 12.000 denarë. Sipas njoftimit, më datë 13 shkurt 2025, ai i ka porositur personit dy pajisje GPS për qentë e tij të gjuetisë, por me postë të shpejtë ka mbërritur një produkt tjetër, pas së cilës personi i ka thënë që ta kthejë në postë dhe se porosia do t’i dërgohet. Sipas raportit, deri në momentin e raportimit, ai nuk kishte marrë asgjë dhe personi nuk iu përgjigj mesazheve dhe thirrjeve të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.