Ju njoftojmë se nesër, më 15.03.2025 (e shtunë), kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të fushatës “Ku zemra është në shtëpi”, nën organizim të Ministrisë së Pushtetit Lokal, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për rikonstruksionin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq, “Kitka”, në Komunën e Studeniçanit.

Projekti është nga thirrja e parë publike e Qeverisë me një vlerë prej 63.537.537,78 denarë, nga të cilat pjesëmarrja nga ana Ministrisë së Transportit është 59.205.825 denarë, ndërsa kofinancimi nga komuna është 4.331.712,78 denarë.

Në orën 11:15 është paraparë që kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.