Emri i saj tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Bëhet fjalë për të këngëtaren Gjyste Vulaj.

Tani ajo është bërë shumë e adhuruar nga të gjithë shqiptarët kudo jetojnë. Zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuajse në çdo shtëpi shqiptare. Gjithashtu është pjesëmarrëse e shumë koncerteve e mbrëmjeve muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Jo pak këngë të saj janë hite të kohës , si ‘Dola jashtë o binte shi’, këngë kjo e cila radhitet edhe ndër këngët e saj të para në fillet e karrierës saj në skenën muzikore.

Ndryshe Vula është nënë e dy femijeve, një vajze dhe një djali, e cila tregon se është mjaftë e përkushtuar për femjet e saj.

Gjithashtu nga arkivi i rrjetit të saj social, zgjodhëm këtë këngë hit i asaj kohe, që këndohej edhe në shumë ahengje e dasma familjare.
Në këtë klip mund ta shihni edhe si dukej Gjystja e moshës së re.

 

VIDEO