Pas publikimit në media se është shitur tokë shtetërore tek Monopolli në Tetovë me çmim 1 euro m2 nga ana e komunës së Tetovës dhe Bilall Kasamit, ka reaguar edhe kryetari i degës së BDI-së Tetovë, Faton Ahmeti. Sipas Ahmetit kjo është vjedhje e pastër e pasurisë publike dhe Tetova nuk është plaëkë për pazare të ulëta.

“7000m² në qendër të Tetovës (MONOPOLI) për vetëm 70 denarë për m² e shitur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami!
Kaq vlen qyteti për ata që duhet ta mbrojnë?!
Kjo nuk është as gabim, as neglizhencë – është vjedhje e pastër e pasurisë publike! Tetova nuk është plaçkë për pazare të ulëta!
Përgjegjësi!” ka reaguar Faton Ahmeti.

Ndryshe në rrjetet sociale qytetarët e Tetovës kërkojnë edhe nga prokuroria që të merr masa urgjente për hetimin e këtij skandali siç thonë ata./TS/