Ibrahimi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçani: Një lajm trishtues dhe i dhimbshëm për të gjithë ne

Për tragjedinë në Koçani ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili, ka shkruar se bëhet fjalë për një lajm trishtues dhe të dhimbshëm për të gjithë ne.
“Ngjarja tragjike në Koçani, në të cilën jetën e kanë humbur dhjetëra të rinj, është lajm trishtues dhe i dhimbshëm, i cili sot na preku të gjithëve.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, lutemi që të vdekurit Zoti t’i mëshirojë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë!
Institucionet duhet ta zbardhin rastin dhe përgjegjësia duhet të adresohet saktë.
Ngushëllime e lutje!”, ka shkruar Ibrahimi.