Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dhimbjen më të thellë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri tragjik në një lokal nate. Kjo është një humbje e madhe për familjet, për qytetin e Koçanit dhe për mbarë vendin tonë.

Në shenjë solidariteti dhe respekti, BDI ka vendosur që për një javë të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimet partiake. Ky është një moment zie dhe reflektimi, ku e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit.

BDI në këto momente të vështira qëndron pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi.