Pas tragjedisë në Koçani që mori jetët e disa personave dhe u lënduan qindra të tjerë, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi Ju shprehi ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për zjarrin shkatërrues që mori jetët e kaq shumë njerëzve të pafajshëm në Koçani. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe shpirtrat e atyre që humbën jetën, dhe uroj që familjet e tyre të gjejnë forcë dhe ngushëllim në këto momente të vështira. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar kryetari Thaçi në telegram ngushëllimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume