Sillen në stacionin policorë mbathjet dhe veshjet e viktimave dhe të lënduarve
Zyrtarishtë deri tani janë 59 viktima dhe 155 të lënduar nga tragjedia që tronditi Koçanin këtë mëngjes. Gazetari i portali TS ndodhet në Koçan për të raportuar për ngjarejn e rëndë që ka tronditur mbarë vendin dhe rajonin. Sipas Ademit ka pasur piska dhe luftë për mbijetës gjatë zjarrit në Diskotekën Pulse në Koçan, raporton TS.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka folur mbi gjendjen aktuale shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan.
Ai tha se për rreth 20 pacient do të ketë nevojë të transportohen jashtë vendit.
Taravari tha se do të dërgohen në Shqipëri, Serbi, Bullgari dhe Turqi.
Nga ana tjetër ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski njoftoi se zyrarisht janë 59 persona që kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan,
Sipas Toshkovskit ka ndërruar jetë edhe një punonjës policie i komisariatit të Probishtipit, i cili ndodhej në diskotekë pas një plani të përgatitur më parë për praninë e të miturve në diskotekë.
– Ky punonjës policie duhej të ishte shpallur polici më i mirë për territorin e Probishtipit. Ai ka ndërruar jetë gjatë kontrollit për zbulim të mundshëm të drogës dhe të lehta – tha Toshkovski.
Janë identifikuar 35 nga të vdekurit, 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. 155 persona u plagosën dhe po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin./TS